Kosovo Police logo

Kosovo Police jobs and careers

Kosovo

About Kosovo Police

Historiku i PK-së Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi. Një shërbim i ri i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale.Një shërbim i hapur dhe i barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshrirojnë të bëhen pjesëtarë të këtij shërbimi. Trajnimi në Shkollën e Policisë së Kosovës është një trajnim me standarde të larta duke përfshirë: Kodin e Etikës Policore, Legjislaturën e aplikueshme në Kosovë, Hetimin e Krimit, grumbullimin e evidencave dhe metodën e intervistave, politikën demokratike dhe fokusimi në besueshmërinë e rregullave të ligjit demokratik, përdorimin e armëve të zjarrit, forenzikën dhe evidencën, kontrollin e trafikut, etj. Pas përfundimit të trajnimit me sukses në Shkollën e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e këtij shërbimi vazhdojnë me programin e Trajnimit Fushor në stacionet policore, me trajner të qertifikuar. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë të përkushtuar në shërbimin e tyre, duke u mbështetur në VIZIONIN, MISONIN DHE NË VLERAT E KËTIJ SHËRBIMI.

Employees
350
Headquarters
Kosovo

Leadership

The top of Kosovo Police's org chart, with how many people report into each leader.

FM

Fatos Makolli

Director of Crime Investigation Division

Jobs at Kosovo Police

No open positions right now. Explore more companies on TheJobsMap.