Balfin Development logo
Balfin Development

5 open roles

Senior Design Architect

Tirana, Tiranë, AlbaniaFull-timeSeniorPosted Oct 23, 2026

Job description

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj.

Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada.

BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Arkitekt Projektimi Senior Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Kontribuon në zbatimin e projekteve, duke i analizuar dhe përshtatur me kushtet e kantierit, si dhe duke propozuar zgjidhje për situata të paparashikuara dhe përmirësime gjatë realizimit të punimeve.

Kontribuon në hartimin, plotësimin dhe përditësimin e standardeve dhe detajeve teknike të kompanisë, duke siguruar njëtrajtshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre në projekte të ndryshme. Identifikon mundësi për përmirësimin e zgjidhjeve teknike dhe propozon vazhdimisht praktika që rrisin efikasitetin e punës së ekipit teknik, lehtësojnë procesin e projektimit dhe përmirësojnë bashkëpunimin me projektuesit dhe partnerët e jashtëm të Grupit Balfin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Mbështetje arkitektonike gjatë zbatimit të projekteve Analizon problematikat arkitektonike dhe propozon zgjidhje teknike në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet faktike në kantier; Përgatit propozime për përshtatjen dhe optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike në rastet e problematikave të paparashikuara gjatë zbatimit, duke respektuar projektin e miratuar dhe procedurat përkatëse të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve; Harton dhe përditëson detajet, vizatimet dhe dokumentacionin arkitektonik të nevojshëm për zgjidhjen e problematikave të evidentuara; Bashkëpunon me ekipet e projektit, stafin teknik në kantier dhe projektuesit përkatës për koordinimin dhe integrimin e zgjidhjeve të propozuara; Identifikon mundësi për optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike, duke konsideruar funksionalitetin, realizueshmërinë teknike dhe përputhshmërinë me standardet e kompanisë;
  2. Hartimi i albumeve arkitektonike për shitje Përgatit dhe kontrollon materialet grafike dhe informacionin arkitektonik të përfshirë në albumet e shitjes, duke siguruar saktësinë dhe përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik të miratuar; Përditëson albumet në rast të ndryshimeve të miratuara në projekt, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik përkatës; Bashkëpunon me ekipet e projektit dhe departamentet përkatëse për sigurimin e informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për përgatitjen e materialeve të shitjes;
  3. Hartimi i projekteve arkitektonike për kompanitë e grupit Përgatit projekte arkitektonike për ndërhyrje të vogla, përshtatje funksionale dhe nevoja specifike të kompanive të grupit; Harton vizatimet, detajet dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për realizimin e zgjidhjeve të propozuara; Vlerëson kushtet ekzistuese dhe kërkesat e përdoruesve për të propozuar zgjidhje funksionale, estetike dhe teknikisht të realizueshme; Koordinon zgjidhjet arkitektonike me disiplinat e tjera teknike, sipas natyrës dhe kompleksitetit të projektit; Siguron që projektet e hartuara të jenë në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e kompanisë;
  4. Hartimi, zhvillimi dhe përditësimi i standardeve dhe detajeve teknike Kontribuon në plotësimin e standardeve arkitektonike dhe detajeve teknike të përdorura nga kompania në projektet e zhvillimit; Rishikon dhe përditëson periodikisht detajet dhe standardet ekzistuese, duke reflektuar problematikat e hasura gjatë projektimit dhe zbatimit, si dhe zgjidhjet e provuara në praktikë; Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin grafik dhe teknik të standardeve, duke siguruar qartësinë, konsistencën dhe përdorshmërinë e tyre nga ekipet e brendshme dhe projektuesit bashkëpunëtorë;
  5. Përmirësimi i proceseve dhe bashkëpunimi teknik Shkëmben njohuri dhe eksperienca teknike me ekipit e njësise ku bën pjesë, duke kontribuar në përhapjen e praktikave të mira dhe në përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve arkitektonike; Bashkëpunon me njësitë dhe departamentet përkatëse për të siguruar koherencën ndërmjet standardeve të kompanisë, dokumentacionit të projektimit dhe kërkesave të zbatimit; Requirements Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë Kualifikime të tjera: Të paktën 5 vjet përvojë në projektimin arkitektonik, përfshirë hartimin e projekteve të zbatimit dhe mbështetjen teknike gjatë realizimit të punimeve në kantier; Njohuri shumë të mira mbi detajet teknike të zbatimit, materialet e ndërtimit dhe zgjidhjet e rifiniturave; Aftësi analitike dhe vlerësuese për detajet arkitektonike, me fokus te funksionaliteti, estetika dhe realizueshmëria teknike; Aftësi krijuese për zhvillimin dhe optimizimin e zgjidhjeve dhe detajeve arkitektonike; Njohje shumë e mirë e legjislacionit dhe kërkesave teknike përkatëse në fushën e projektimit dhe ndërtimit; Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për të prezantuar qartë idetë, propozimet dhe zgjidhjet teknike; Aftësi për planifikimin dhe koordinimin e detyrave, projekteve dhe bashkëpunimit me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm; Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh; Aftësi shumë të mira në përdorimin e AutoCAD dhe Revit, si dhe në programet e Microsoft Office dhe Adobe Photoshop. Njohja e programeve të modelimit dhe vizualizimit 3D, si Sketch. Up ose 3ds Max, përbën avantazh. Afati i aplikimit: 06/11/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Description copied from Balfin Development's careers page. Read the full posting before you apply.

More jobs at Balfin Development

See all openings at Balfin Development

More jobs in Tirana

See all jobs in Albania

Senior Design Architect jobs at other companies