Specialist i Kontratave të Kredisë - Departamenti i Operacioneve të Kredive
Tirana, BKT ALBANIAPosted Oct 16, 2026
Job description
Specialist i Kontratave të Kredisë
- Departamenti i Operacioneve të Kredive Detyrat dhe Përgjegjësitë Përpilon kontratat e kredisë në përputhje me kushtet e përcaktuara në vendimin e miratimit dhe me modelet (templates) e miratuara nga Banka, duke siguruar pasqyrimin e saktë të termave dhe kushteve të miratuara përpara dërgimit për nënshkrim. Komunikon dhe koordinon me Degët lidhur me përgatitjen, dërgimin dhe nënshkrimin e kontratave të kredisë, duke ofruar sqarimet e nevojshme për çështjet që lidhen me dokumentacionin kontraktor. Bashkëpunon me departamentet përkatëse dhe Degët për të adresuar çështjet dhe sqarimet që lindin gjatë procesit të përpilimit të kontratave, duke siguruar pasqyrimin e saktë të kushteve të miratuara. Kualifikimet Të paktën 1 vit përvojë në hartimin, përpilimin ose rishikimin e kontratave; preferohet eksperiencë me kontrata të përdorura në sektorin bankar, si kontrata kredie, hipoteke dhe marrëveshje siguruese. Njohuri të mira të legjislacionit civil dhe tregtar që lidhet me kontratat dhe garancitë përbëjnë avantazh. Përvoja e mëparshme në sektorin bankar ose financiar përbën avantazh. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në komunikim verbal dhe me shkrim. Aftësi shumë të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve. Aftësi për të punuar me përkushtim, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve. Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 21.10.2026 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Description copied from Banka Kombëtare Tregtare's careers page. Read the full posting before you apply.
More jobs at Banka Kombëtare Tregtare
Arketare - Deget e Tiranes
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, BKT ALBANIASpecialist / Specialist i Lartë - Departamenti i Rrezikut Operacional 1
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, BKT ALBANIAAsistent Specialist (Agjent) ne Contact Center 1
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, BKT ALBANIAInternship Opportunity at BKT
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, BKT ALBANIAArketar Dega Çorovoda
Banka Kombëtare Tregtare· SKRAPAR, BKT ALBANIA
More jobs in Tirana
Test Lead
SICPA· Tirana, AlbaniaCertification Business Support Advisor with Italian
Rina· Tirane, ALJunior Associate- Onsite Technology Support (part-time)
EY· Tirana, AL, 1000Regjistrohu dhe hyr në bazën tonë
Nelt Group· Tiranë, AlbanijaFull stack Developer
Lufthansa Group· Tirana, Albania