2 open roles
Kerkohet Specialist i Vleresimit te Pasurive
Job description
Encon Consulting Albania ka filluar aktivitetin në 2011, dhe sot eshte nje nder kompanite me te medha ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme.
Si rrjedhoje e zgjerimit te kompanise ka lindur nevoja për nje Specialist te Vlerësimit të Pasurive, në zyrat qendrore në Tiranë.
Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues.
Kerkohet Specialist i Vlerësimit të Pasurive
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ndjek proçesin e vlerësimeve të kolateraleve të propozuara si garanci për kreditë bankare, përpara ose pas disbursimit të kredisë, me qëllim sigurimin e një vlerësimi profesional, objektiv dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullat e bankës.
Përgjegjësite kryesore përfshijnë:
- Kryen vleresimin e pronave te ndryshme duke bere analizen e tregut per te percaktuar vleren e tregut.
- Kur eshte e nevojshme kryen inspektimin e prones dhe kerkon te dhena krahasuese.
- Pergatit raportin e vleresimit sipas formatit standart te kompanise.
- Mbledh te dhena mbi transaksionet qe percaktojne vleren e pasurive te paluajtshme.
- Dokumenton dhe ruan ne sistem vleresimet qe kryen.
- Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga drejtuesit kohë pas kohe.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar/Aftesi:
-
Avantazh nëse ka përfunduar studimet pasuniversitare për Vlerësues të pasurive te paluajtëshme, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
-
Preferohet te të ketë 1-3 vjet pune në sektorin e vlerësimeve të pasurive. (Inkurajohen te aplikojne edhe aplikant me pak pervoje)
-
Avantazh nëse është i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë ose e dytë)
-
CV
-
Liçencën e vlerësimit të pasurive të paluajtëshme (nqs disponon)
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre ne linkun me siper APPLY NOW.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Description copied from Encon Consulting's careers page. Read the full posting before you apply.
More jobs at Encon Consulting
See all openings at Encon ConsultingMore jobs in Tirana
Test Lead
SICPA· Tirana, AlbaniaCertification Business Support Advisor with Italian
Rina· Tirane, ALRegjistrohu dhe hyr në bazën tonë
Nelt Group· Tiranë, AlbanijaAsistent Specialist (Agjent) ne Contact Center 1
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, Bkt AlbaniaJunior Associate- Onsite Technology Support (part-time)
EY· Tirana, AL, 1000