Specialist / Asistent Specialist - Departamenti i Parandalimit dhe Zbulimit të Mashtrimeve
Job description
Specialist / Asistent Specialist – Departamenti i Parandalimit dhe Zbulimit të Mashtrimeve Përgjegjësitë Kryesore Monitorimi në kohë reale i alarmeve të mashtrimit të gjeneruara nga sistemi i monitorimit të mashtrimeve, bazuar në skenarët e krijuar për transaksionet Acquiring dhe Issuing. Rishikimi dhe analizimi i historikut të transaksioneve të klientëve dhe tregtarëve për të identifikuar aktivitete të dyshimta ose mashtruese në përputhje me profilin e tyre.
Analizimi i të dhënave dhe modeleve të transaksioneve për të identifikuar tendenca dhe zona të mundshme rreziku. Monitorimi i performancës së skenarëve aktivë të zbulimit të mashtrimeve. Rishikimi periodik i skenarëve anti-mashtrim për të minimizuar rrezikun e tentativave të mashtrimit. Propozimi i proceseve dhe mekanizmave të rinj për parandalimin, zbulimin dhe ndalimin e aktiviteteve mashtruese.
Reagimi i menjëhershëm ndaj transaksioneve të dyshimta, duke ndërmarrë veprime të tilla si bllokimi i kartave, bllokimi i tregtarëve, njoftimi i Call Center-it për kontaktimin e mbajtësve të kartave apo kontaktimi i bankave të tregtarëve për anulimin e transaksioneve të miratuara. Dërgimi i transaksioneve të dyshimta nga ana Acquiring për verifikim në degët e tregtarëve, mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe ndjekja e procesit deri në sigurimin e të gjithë informacionit të kërkuar.
Analizimi i informacionit të siguruar nga tregtarët dhe ndjekja e procedurave të përcaktuara në udhëzimet e departamentit. Dërgimi i transaksioneve të dyshimta nga ana Issuing në Call Center për verifikim me mbajtësit e kartave. Bashkëpunimi me departamente të tjera për të siguruar efektivitetin dhe konsistencën e masave të parandalimit të mashtrimeve.
Bashkëpunimi me palë të treta si procesuesit e kartave, ofruesit e sistemeve anti-mashtrim dhe përfaqësuesit e skemave të pagesave për raportimin dhe diskutimin e rasteve të mashtrimit. Mbajtja e një baze të dhënash për të gjitha rastet e konfirmuara të mashtrimit të identifikuara nga sistemi ose të raportuara nga Call Center-i dhe degët.
Raportimi i aktiviteteve të dyshimta tek menaxheri i departamentit dhe propozimi i veprimeve për parandalimin e mashtrimeve dhe humbjeve financiare. Ndërmarrja e veprimeve të përcaktuara në procedura pas njoftimeve nga skemat e pagesave për komprometim të mundshëm të të dhënave të kartave ose terminaleve të tregtarëve.
Bashkëpunimi me Call Center-in për konfirmimin e transaksioneve nga klientët ose kur klientët nuk janë informuar me sukses përmes SMS. Analizimi i raporteve ditore dhe identifikimi i sjelljeve jo të zakonshme në përdorimin e kartave dhe aktivitetin e tregtarëve. Përditësimi i vazhdueshëm me rregullat e Visa dhe Mastercard në lidhje me mashtrimet dhe ndryshimet në rregulloret e dispute-ve.
Ndjekja e ndryshimeve në ligje dhe rregullore që lidhen me aktivitetet mashtruese dhe procedurat e rrezikshme. Përgatitja e raporteve mbi tendencat e mashtrimit, masat parandaluese dhe efektivitetin e programeve anti-mashtrim. Zbatimi i të gjitha detyrave të përcaktuara në procedurat dhe proceset e departamentit. Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxheri Asistent dhe Menaxheri i Departamentit.
Profili i Kërkuar Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e një ose më shumë gjuhëve të tjera konsiderohet avantazh. Përvojë e mëparshme në fushën e mashtrimeve, kartave bankare ose industrisë bankare përbën avantazh. Diplomë universitare. Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve të tjera të paketës Microsoft Office.
Aftësi të forta analitike për interpretimin e të dhënave dhe identifikimin e tendencave. Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi për ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve profesionale. Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afate të ngushta. Diskrecion dhe aftësi për të trajtuar informacion konfidencial.
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për t'i përfunduar ato brenda afateve, duke ruajtur standarde të larta cilësie. I/e orientuar ndaj detajeve dhe me fokus të lartë në saktësi. Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 10.11.2026 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Description copied from Banka Kombëtare Tregtare's careers page. Read the full posting before you apply.
More jobs at Banka Kombëtare Tregtare
General Application
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, Bkt AlbaniaArketar Dega Çorovoda 1
Banka Kombëtare Tregtare· Skrapar, Bkt AlbaniaInternship Opportunity at BKT
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, Bkt AlbaniaPraktikant në Qendrën e Thirrjeve
Banka Kombëtare Tregtare· Pristina, Bkt Kosova
More jobs in Tirana
Sales Development Representative
CData Software· Tirana, Tirane, AlbaniaRegjistrohu dhe hyr në bazën tonë
Nelt Group· Tiranë, AlbanijaFrontend Design System Engineer
SICPA· Tirana, AlbaniaTax Consultant- Business Tax Advisory
EY· Tirana, AL, 1000Konsulent Shitjesh Telefonike ne tregun e Shqiperise dhe Kosoves ne sektorin e makinave
AUTO1 Group· Tirana, Tirane, al