Zero Absolute logo
Zero Absolute

7 open roles

Shitës Online dhe Shërbim Klienti

Tirana, AlbaniaFull-timePosted Feb 19, 2026

Job description

Jemi duke kerkuar nje Agjent Shitje ne Rrjetet Sociale: Pozicioni Shitës Online & Shërbim Klienti ka për qëllim menaxhimin e shitjeve në kanalet online të kompanisë, komunikimin me klientët dhe garantimin e një eksperience profesionale gjatë gjithë procesit të blerjes. Punonjësi do të merret me përgjigjen e mesazheve në rrjetet sociale, WhatsApp, email dhe platforma të shitjes; do të përgatisë porositë, do të ndjekë statusin e dërgesave dhe do të bashkëpunojë me ekipin e shitjeve dhe logjistikës për të siguruar korrektësinë e shërbimit.

Detyrat Kryesore Komunikimi me klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, WhatsApp, email dhe telefonit,web. Prezantimi i produkteve, këshillimi dhe orientimi drejt blerjes. Regjistrimi i porosive dhe përditësimi i sistemit me të dhëna të sakta. Ndjekja e dërgesave deri në dorëzimin final te klienti. Zgjidhja e ankesave, kërkesave apo situatave problematike me profesionalizëm.

Menaxhimi i komenteve dhe mesazheve në profilin e biznesit. Bashkëpunimi me ekipin për fushata marketingu dhe promocione. Raportimi i rezultateve të shitjeve ditore/javore. Ruajtja e standardeve të komunikimit dhe etikës së kompanisë. Kontrolli i stokut para miratimit te porosise. Menaxhimi i porosive te kthyera/refuzuara.

Upselling / Cross-selling dhe krijimi i ofertave per klientet.

Requirements

  • Përvojë e mëparshme në shitje online ose shërbim klienti (preferohet).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
  • Aftësi për të shitur, negociuar dhe ndërtuar marrëdhënie me klientin.
  • Aftësi organizative dhe orientim ndaj rezultateve.
  • Shpejtësi, saktësi dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në ambiente dinamike.
  • Etikë profesionale dhe qëndrim pozitiv.
  • Disponueshmëri për të punuar në orare të zgjatura gjatë periudhave të ngarkuara.

Benefits

  • Pagë fikse konkurruese + bonus në bazë të shitjeve.
  • Trajnime të vazhdueshme në komunikim, shitje dhe menaxhim klienti.
  • Mundësi rritjeje profesionale brenda kompanisë.
  • Ambient pune i sigurt, motivues dhe mbështetës.
  • Mundësi për të mësuar teknika moderne të shitjeve online.
  • Përfshirje në projekte marketingu dhe fushata kreative.
  • 20% Zbritje per produktet e kompanise .
  • Certifikime ose bonus performance.

Description copied from Zero Absolute's careers page. Read the full posting before you apply.

More jobs at Zero Absolute

See all openings at Zero Absolute

More jobs in Tirana

See all jobs in Albania