STUDENT ne Ekipin e Monitorimit te IT
Job description
Ekipi i monitorimit të IT Je student me profil në IT? Bëhu pjesë e ekipit tonë të monitorimit! Përshkrimi: Ekipi i monitorimit të IT-së është një ekip monitorimi 24/7 përgjegjës për monitorimin proaktiv të shërbimeve dhe aplikacioneve kritike. Ekipi siguron performancën optimale, disponueshmërinë dhe vazhdimësinë e biznesit, duke luajtur një rol jetik përmes vëzhgimit të sistemeve, reagimit ndaj alarmeve, përshkallëzimit të problemeve dhe koordinimit me kolegët e tjerë të IT-së.
Përgjegjësitë kryesore: Monitorimi i sistemeve dhe aplikacioneve si: kanaleve online të BKT, shërbimi i ATM, infrastrukturës së rrjetit dhe performancës së serverëve (CPU, memories dhe hapësirës në disk). Reagimi i menjëhershëm ndaj alarmeve të sistemit, defekteve ose situatave emergjente dhe përshkallëzimi i tyre sipas rastit.
Koordinimi dhe komunikimi me anëtarët e tjerë të ekipit për zgjidhjen e problemeve operacionale. Mbajtja e regjistrave dhe e evidencës për incidentet, problemet me performancën e sistemit dhe veprimet/ndërhyrjet e kryera. Kryerja e kontrolleve rutinë në platformat e monitorimit. Ndjekja e procedurave standarde të punës dhe e protokolleve të sigurisë.
Dorëzimi i rregullt i detyrave ndërmjet turneve dhe informimi i kolegëve të turnit pasues për çdo problem në vazhdim. Mbështetja në zgjidhjen e problemeve dhe ofrimi i ndihmës për ekipin e menaxhimit të shërbimeve sipas nevojës. Kualifikimet dhe aftësitë: Student në shkenca kompjuterike, inxhinieri kompjuterike dhe teknologji të informacionit, ose në një fushë të ngjashme.
Aftësi të mira kompjuterike dhe interes i mirëfilltë për monitorimin, rrjetet dhe mënyrën se si funksionojnë sistemet e IT. Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira për të kuptuar dhe vlerësuar situatat. Komunikim i qartë dhe bashkëpunues me ekipin. Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis pune 24/7 me presion të lartë.
Kushtet e punës: Ky pozicion kërkon punë me turne (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare) për të siguruar vazhdimësinë e biznesit dhe proaktivitetin. Bashkëpunimi me ekipet e IT-së në distancë dhe në vend. Puna në një mjedis të sigurt; vendndodhja e zyrës: BKT HO2, Mjull Bathore. Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 17.
11.2026 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Description copied from Banka Kombëtare Tregtare's careers page. Read the full posting before you apply.
More jobs at Banka Kombëtare Tregtare
Arketar Dega Çorovoda 1
Banka Kombëtare Tregtare· Skrapar, Bkt AlbaniaInternship Opportunity at BKT
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, Bkt AlbaniaSpecialist / Asistent Specialist - Departamenti i Parandalimit dhe Zbulimit të Mashtrimeve
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, Bkt AlbaniaGeneral Application
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, Bkt AlbaniaSnr. Specialist - with Team Leader Responsibilities in Soft Collection Unit - Credit Risk Department
Banka Kombëtare Tregtare· Tirana, Bkt Albania
More jobs in Tirana
Law Enforcement Development Officer (S2)
ORGANIZATION FOR SECURITY AND CO-OPERATION IN EUROPE· Tirana, OSCE Presence in Albania, AlbaniaJunior .Net Developer
TeamSystem· Tirana, AlbaniaRepair Center Technician
SICPA· Tirana, AlbaniaRegjistrohu dhe hyr në bazën tonë
Nelt Group· Tiranë, AlbanijaLaw and Tax Consultant
EY· Tirana, AL, 1000